Darko Raduloviq emërohet trajner i KB Bashkimi

01 mars 2022 | 16:33

Skuadra e Bashkimit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Maqedonia, Darko Raduloviq. Klubi prizrenas ka njoftuar se me trajnerin maqedonas ka arritur marrëveshje deri në fund të këtij edicioni.

“Trajneri i mirënjohur maqedonas, Darko Raduloviq, do të jetë në krye të skuadrës tonë për pjesën e mbetur të kampionatit. Raduloviq deri më tani ishte kryetrajner i skuadrës shkupjane, MZT Skopje, ndërsa më parë ka udhëhequr edhe skuadrën e Vardarit”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak javë më parë, sportistët e Kosovës morën pjesë për…