Darmiani largohet nga Unitedi, shkon te Parma
02 shtator 2019
| 16:10
Mbrojtësi i majtë, Matteo Darmian është përforcimi më i ri i ekipit të Parmas që këtë edicion është rikthyer në Serie.
Darmian te Parma është transferuar nga Manchester Unitedi për dy milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin e ri ka firmosur kontratë katërvjeçare. 29-vjeçari ka luajtur edhe te ekipet tjera italiane si Torino, Palermo, Milan e Padova.