DASH: Holanda, vend tranziti për kokainën dhe vendburim i drogave sintetike

18 prill 2019 | 22:25

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh),  për Holandën e konsideron këtë vend si “një vend të rëndësishëm tranziti për drogën e paligjshme, sidomos kokainën që hyn në Portin e Roterdamit”.

“Holanda është një vend i rëndësishëm tranziti për drogën e paligjshme, sidomos kokainën që hyn në Portin e Roterdamit. Holanda gjithashtu mbetet një vendburim i rëndësishëm i drogave sintetike, kryesisht MDMA (ekstazi), e destinuar për tregje ndërkombëtare. Vëllimi i trafikimit të drogave sintetike përmes internetit në vend është rritur ndjeshëm”, thotë raporti i DASH-it.

Më tej, raporti thekson: “Një studim i policisë vlerësoi se të ardhurat totale të prodhimit të drogës sintetike në Holandë në vitin 2017 ishin afër 20 miliardë euro. Prodhuesit e drogës sintetike konsiderohen të jenë burim i llojeve të ndryshme të krimit, duke përfshirë korrupsionin e qeverisë lokale, veçanërisht në jug të Holandës. Qeveria prioritizoi luftën kundër grupeve të organizuara kriminale që merren me drogë”.

 

“Porti i Roterdamit është një qendër evropiane e importit për kokainë nga Amerika e Jugut. Në 2017 (viti më i fundit për të cilin të dhënat janë në dispozicion), autoritetet kapën 5.3 tonë kokainë në portin e Roterdamit. Megjithatë, për shkak të rritjes së përpjekjeve nga autoritetet, bandat holandeze të kontrabandës së drogës gjithnjë e më shumë po përdorin portin e Antverpit si një pikë-hyrjeje. Ka pasur incidente të mashtrimit dhe korrupsionit brenda autoritetit të portit dhe bizneseve të lidhura”, shton më tej ky raport./TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se nga takimi i Berlinit…