DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

02 tetor 2023 | 21:03

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se do të ishte një hap i mirë nëse Serbia, ka tërhequr trupat shtesë ushtarake të saj ku u raportua se i pozicionoi së fundit pranë zonave kufitare me Kosovën.

Megjithatë, zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, tha se ende një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar vet, ndaj pritet një hulumtim i mëtejmë rreth kësaj çështjeje.

“Kemi parë raportimet se Serbia ka tërhequr personelin ushtarak larg kufirit. Ne ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur, diçka që ne kërkuam të ndodhte javën e kaluar”, deklaroi ai në konferencë.

Ai mes tjerash, u ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të shmangin tensionet dhe eskalimin e situatës.

“Ne vazhdojmë të jemi të shqetësuar për ciklin e rritjes së tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës dhe inkurajojmë të dyja palët që të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christiane Amanpour, gazetarja e njohur e CNN intervistoi presidentin e…