DASh përgëzon Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike

03 shkurt 2021 | 11:50

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka përgëzuar zyrtarizmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, e cila u arrit në kuadër të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një deklarate të lëshuar në “Twitter”, DASh ka vlerësuar se lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Izraelin dhe Kosovën për zyrtarizmin e marrëdhënieve diplomatike. Dje ishte një ditë historike. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të dy vendet. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të fuqishme. ShBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik”, është thënë në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aziz Kelmendi dhe enigma e vrasjeve pa luftë në kohë…