DASH: Wagneri rekruton dhe shfrytëzon vullnetarët e Evropës dhe Afrikës

14 mars 2023 | 08:13

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një video me një përmbledhje të historikut të grupit famëkeq “Wagner” dhe rekrutimet që ky grup i bën.

Sipas përshkrimit të videos, thuhet se ushtarët me qira të Grupit Wagner luftojnë për Kremlinin në një luftë që rusët nuk duan të luftojnë vetë.

“Grupi Wagner rekruton dhe shfrytëzon vullnetarët e Evropës dhe Afrikës”,  thuhet në përshkrim të videos.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Grupin Wagner dhe e kanë caktuar atë një Organizatë Kriminale Transnacionale. Ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet.

Sipas DASH, këto grupe luftojnë për Kremlinin pasi Rusia nuk mund ta bëjë vet këtë luftë kundër Ukrainës.

“Misioni i tyre është të kryejnë krime mbi popullatën civile të pafajshme”.

NDIQENI VIDEON duke klikuar KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shkollë e vjetër në Ferizaj është kapluar nga zjarri…