Dashnor autodidakt
03 korrik 2020
| 11:04
Arif Molliqi
Çdo mëngjes
bërllokun e shtëpisë e nxjerrë jashtë
bashkë me marrëzitë e mia
më përzihet edhe një maskë e zezë
pastaj kthehem ia pjek vetes një kafe
në televizion i dëgjoj lajmet bajate
Nuk harroj edhe të urinoj
një ves i trashëguar nga qyteza ime
që nuk ka nevojtore publike
dikur kthehem e pi atë kafen e ftohtë
para se të nisem për qytet
që me pret një grua e bardhë e butë
sa të shohin sytë
ajo më përngjan shumë në Shote Galicën
në Norën e Kelmendit
që kurrë s’i kam njohur
që kurrë s’i kam parë
e kam ra n’dashni me to
Ah, harrova t’ju them
në dashuri jam autodidakt
prandaj u dashtë të vijë pleqëria
që unë ta heq turpin e lakuriqësisë
- 06. 2020