
I dashuri i Ariana Grandes bën dy tatuazhe për të
04 qershor 2018
| 10:21
Pete Davidson e bëri të përhershme lidhjen me këngëtaren Ariana Grande, meqë në trupin e tij i vendosi dy tatuazhe inspiruar nga ajo.
Komediani 24-vjeçar i emisionit “Saturday Night Live” e zgjodhi formën e veshëve të lepurit me ngjyrë të zezë për ta vendosur prapa veshit të tij.
Për këtë vepër artistike ai u frymëzua nga kopertina e albumit të Arianas “Dangerous Woman”.