Dashuri dhe martesë në kohën e Koronës

15 maj 2020 | 09:02

Dy ushtarë italianë, të cilët ndodheshin në Liban për një mision, kishin planifikuar të martoheshin së shpejti në Itali. Por, për shkak të koronavirusit, ata e kishin të pamundur kthimin në shtetin e tyre, kështu që vendosën që dasmën ta bënin atje.

Nga fotot e shkëputura nusja shihet me uniformën e ushtrisë dhe dhëndri me beretën blu të KB. Pjesëmarrësit ishin të gjithë të pajisur me maska, doreza dhe mbanin një distancë të sigurt nga njëri-tjetri, ndërsa një pjesë tjetër e miqve të tyre po e ndiqnin dasmën nga Skype.

Martesa e Vincenzo De Rita dhe Fiorella Tomasino është e para që ka ndodhur në një fushë betejë.

Ceremonia u zhvillua në ambasadën italiane në Bejrut.

“Ishte një ëndërr, një martesë e paharrueshme. U martuam në kushte shumë të çuditshme, jo vetëm me maska dhe doreza, por edhe me uniformën luftarake”, është shprehur dhëndri i lumtur.

“Në vend të fustanit të bardhë, unë kisha një shall blu të Kombeve të Bashkuara dhe në vend të vellos një beretë blu”, është shprehur nusja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka kritikuar planin e propozuar të…