Dashuri dhe politikë për tropojanen Arjola Demiri

22 shkurt 2021 | 17:49

Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri, ka folur gjithmonë hapur për jetën e saj private. Gjatë një interviste së fundmi, nëna e tre fëmijëve pranoi se ishte single. Megjithatë, këtë Shën Valentin ka ndarë me ndjekësit një dhuratë të veçantë që mori.

Bëhet fjalë për një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, ndërsa më mes të saj ishte shkruar gërma “A” me trëndafila të bardhë. Por ajo nuk zbuloi se kush ia ka dërguar dhuratën, ndërsa i vuri ndjerkësit në dyshime se tashmë një mashkull ka hyrë në jetën e saj, disa vite pas divorcit të përfolur të martesës, nga e cila ka 3 fëmijë.

E duket se ky vit për aktoren e “Portokalli” është politikë dhe dashuri. Demiri ka shprehur ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Pak kohë më parë, në një intervistë për “Afer Party”, nëna e tre fëmijëve rrëfeu se vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks është në mal dhe i pëlqejnë puthjet pranë zjarrit.

Ndërsa mashkullit në krah iu drejtua duke thënë: “Kam shumë nevojë për dashuri”. Pyetjes shpenzon apo fiton më shumë para, ajo iu përgjigj: “Shpenzoj më shumë ndërsa në rolin e nënës e cilësoi veten tolerante me fëmijët”.

Ndërsa në një intervistë tjetër në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”

Kështu, Arjola Demiri, e cila guxoi të thyente një tabu në teatër duke pranuar rolin ku masturbonte në skenë, tashmë është në një tjetër realitet. Ai rol jo vetëm që më pas i hapi dyert e kinemasë, por tashmë edhe të politikës. Disa muaj më parë emri i saj është komentuar në mediat online si emri surprizë i këtyre zgjedhjeve.

Partia Socialiste kandidon në Qarkun e Kukësit me aktoren tropojane Arjola Demiri, duke synuar të mbledhë maksimum votash në një qark ku PD-ja fiton përherë shumicën e mandateve, kjo ishte fraza e publikuar gjithandej. Në fillim u duk si fantazi, por nuk vonoi dhe Arjola Demiri shprehu hapur vlerësimin për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, duke konfirmuar kështu se hyrja e saj në politikë ishte një fakt.

Aktorja tregoi mbështetjen dhe vlerësimin për punën e kryebashkiakut të Tiranës pak kohë më parë. Demiri tregoi në “Fressh Voice” arsyet pse të rinjtë duhet të mbështesin më tej punët e kreut të Bashkisë, duke e nisur nga këshilla për tre fëmijët e saj.

“Sado të mendosh se ke energjinë, ndoshta duhet provuar një mbrëmje si kjo e sotmja dhe ta ndiesh veten lumturisht të ri. Për ne aktorët, amfiteatri, skena, janë pjesë jetësore, por ndryshe është ta shikosh këtu përballë jush. Është emocion ta shohësh të rinovuar, është emocion, hijeshi dhe madhështi, ndaj gjej rastin të falënderoj lali Erin! Nuk mund të lë pa përmendur një të shkuar jo të largët, kur isha studente në Akademinë e Arteve, Tirana qe kthyer në një geto barakash e kioskash, saqë kur binte shi, nuk kishte nevojë për çadër se kaloje pullaz më pullaz, nga shtëpia në shkollë. Falë njeriut të ndryshimit, Edi Rama, kryeqyteti ynë mori shkëlqimin e merituar dhe atë për të cilin ne ëndërronim, që u përcoll kudo në atdheun tonë. Sot nuk jam këtu për aktrimin, por sinqerisht për t’ju thënë një mesazh njerëzor.

Për t’ju thënë, siç do t’ua thosha dhe tre fëmijëve të mi: Mos lejoni askënd t’ju thotë se ëndrrat nuk mund të bëhen realitet! Mos lejoni askënd t’ju shkelë dhe t’ju thotë se ju nuk mundeni! Ju mundeni sepse edhe ëndrrat më hyjnore, ju mund t’i ktheni në tokësore! Ndaj besoj dhe nuk hezitoj, duke ëndërruar dhe njëkohësisht, mos hezitoni kurrë duke mbështetur atë njeri, atë forcë politike që jeton me ëndrrën tuaj dhe i jetëson ato. Ju garantoj se askush si PS nuk është më pranë ëndrrave tuaja. Ndaj, ju kam lakmi, jo vetëm për moshën e bukur, por dhe për përzgjedhjen tuaj inteligjente, duke u radhitur në ‘Fressh Voice’. Tani dua të ftoj dikë që është njeriu më i mirë për ta marrë shembull, kryetarin e Bashkisë, z. Erion Veliaj”, pohoi Arjola Demiri, ndërkohë që nuk munguan fotot e tyre të përqafuar pak kohë më parë.

NGA AKTORE HUMORI NË POLITIKË, SI I NDRYSHOI JETA PASI LUAJTI NË TË NJËJTIN FILM ME EDI RAMËN

Arjola Demiri është aktorja 36- vjeçare nga Tropoja, e cila, pasi ka lënë pas divorcin si nënë e tre fëmijëve, e pamë “të martohej” me Ermal Mamaqin në filmin e tij “I love Tropoja”.

Tropojania shtatlartë, e njohur si “Xhbanja” e serialit “O sa mirë” në Kosovë, duket se shkëlqimin në karrierë e provon pas prishjes së martesës. Në janarin e kaluar u shfaq premiera e filmit “I love Tropoja”, ku Arjola ishte aktorja protagoniste që bëhej nuse në krah të Ermal Mamaqit.

Në këtë film kishte një rol edhe Kryeministri Edi Rama dhe mendohet që gjatë xhirimeve të tij kanë filluar bisedimet për ta përfshirë Arjolën në politikën e së ardhmes. Po cila është historia e jetës së aktores, e cila shfaqej në spektaklin e humorit “Portokalli”, si partnerja e Irgen Çelës në rolin e “Çifti i lumtur”?

Në fakt, martesa e saj përfundoi me divorc dhe ajo tashmë është nënë e tre fëmijëve. Por duket se katapultimin e saj në karrierë ia dha vetëm një rol i guximshëm në teatër,që ajo pranoi ta merrte përsipër duke anashkaluar komentet paragjykuese që mund t’i bëheshin. Një ish-Miss nga Tropoja, e cila pasi përfundoi Universitetin e Arteve në Tiranë, të vetmet “vepra” të saj kishte tre fëmijët që erdhën në jetë nga martesa e marrë fund.

Pasi i rriti mjaftueshëm ata dhe nisi një jetë të re në Prishtinë, Arjola Demiri vendosi t’i hyjë seriozisht profesionit të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit. E vetme në skenë, pas bujës që bëri në Tiranë ajo u rikthye në Teatrin “Dodona” në Prishtinë, për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj, etapa kyçe në jetën e një femre.

Shfaqja ishte plot situata komike, dramatike e tragjike që aq sa e bën publikun të qeshë, po aq e bën të reflektojë apo përlotet. Me interpretimin e saj me klas, Arjola mund të themi se theu një tabu, duke arritur të improvizonte një skenë masturbimi në skenën e teatrit, moment që ajo e cilësoi në media “shumë elegant” për t’u parë pa asnjë lloj sikleti, edhe pse ndodh live.

Skenografinë e shfaqjes e ka krijuar po Ben Apolloni, kostumet Valdete Mustafa, fotografitë Arbër Elezi, ndërsa muzikën e ka kompozuar Memli Kelmendi. Për shfaqjen e guximshme të financuar nga Ministria e Kulturës, Arjola bashkëpunoi me teatrin “Dodona”. Duke qenë se vepra titullohet “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, të gjithë menduan se aktorja ishte po ashtu një vajzë beqare, por të gjithë u çuditën se kjo aktore me fizikun e lartë, ishte nënë e tre fëmijëve. Aktorja shqiptare, Arjola Demiri, e njohur me rolin e Xhbanes nga seriali “O sa mirë”, ishte para pak kohësh e ftuar në emisionin “Opinion”.

Ajo foli për rolin e saj në teatër në monodramën “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, ku i duhej të masturbohej në mes të skenës.

“Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan sesa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej… Në fakt, nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë s’e ka bërë… Jam munduar të mos e ekzagjeroj, të mos bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndiheshin të eksituar”, është shprehur aktorja.

ARJOLA FLET PA KOMPLEKSE PËR DIVORCIN, POR MBAN TË FSHEHTË IDENTITETIN
Arjola Demiri ka folur gjithmonë për divorcin, por shumë pak se si është ndierë në ditët e para të martesës. Edhe pse asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e ish-burrit, e ftuar në “E Diell” pak kohë më parë, ajo rrëfeu detaje nga fillimi i asaj historie: “Deri kur bëra 19 vjeç, s’kisha parë njerëz të putheshin në buzë, derisa pashë çifte duke u puthur te Qyteti Studenti, kur fillova studimet në Tiranë.”

Sa u takon fillimeve të martesës së saj, aktorja kujton se ka pasur një dashuri shumë të fortë dhe të pastër. “Kur u martova, 3 ditë nuk kam dalë nga dhoma”, deklaroi ish-Missi, duke nënvizuar faktin se pasioni mes saj dhe ishbashkëshortit ka qenë shumë i madh.

“Gazetarët më pyesin tërë kohës për divorcin, unë s’mund t’i gënjej”, ka thënë Demiri, duke hedhur poshtë zërat se këto deklarata i ka bërë thjesht për scoop-e.

“Ka momente që qaj, por në 2020-ën vendosa që të mos derdh më asnjë kokërr loti për asnjë mashkull”, tha më e vendosur se kurrë Arjola. Ndërkohë, le të shohim anën tjetër të saj, atë të femrës së fortë në politikë.

/Panoramaplus

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa kurrfarë diskutimi çmimi “Sportistja e Vitit 2020” i takon…