Dashuri në kohën e koronavirusit, martohet çifti në Izrael me sallën bosh (Video)

20 mars 2020 | 09:24

Dy të rinj në Izrael kurorëzuan dashurinë e tyre, në kushte tepër të pazakonta. Pavarësisht se kishin shpërndarë ftesa të shumta, vetëm familjarët e afërt ishin të pranishëm në ditën më të bukur të jetës së tyre.

Të ftuarit e tjerë ishin të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit dhe vendimi i fundit i qeverisë lejon zhvillimin e dasmave me vetëm 10 të ftuar.

Ndryshe e kishin imagjinuar, e megjithatë, kjo periudhë krize globale nuk ua prishi ditën. “Është ndryshe nga se e kishim imagjinuar, por mbetet perfekte”, tha Roni Ben-ari, nusja.

“Është ndryshe dhe një mënyrë unike për t’u martuar. Po mësohemi me situatën”, u shpreh Yonatan Meushar, dhëndri. Disa nga miqtë e çiftit përdorën teknologjinë për të qenë pjesë e kësaj dasme, në një farë mënyre. Të sapo martuarit kryen të gjitha ritualet tradicionale izraelite dhe mes tyre edhe vallëzimin e parë si burrë dhe grua, dukshëm dhe në këto pamje, në një sallë plotësisht të boshatisur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të nderuar qytetarë Të nderuar partnerë të koalicionit qeverisës Po…