Dashuria e madhe e Vedatit për Francën
Preokupime për jetë më të mirë jashtë Atdheut…
Shkruan: Afrim MUSTAFA,
Ish-Reporter dhe veteran i luftërave të UÇK-së
Me qindra-mijëra shqiptarë nga Kosova dhe trojet shqiptare u larguan larg atdheut dhe shkuan në gurbet, për shkak të kushteve tejet të rënda ekonomike e sociale. Përfatin e keq ,largimi i itë rinjve dhe i të rejave shqiptare, edhe pse në lirinë e Kosovës po vazhdon edhe sot e kësajdite… Kështu, veproi edhe i riu, Vedat Azemin nga Malisheva e Gjilaniti, cili , më 26 shkurt të vitit 2020, për shkak të disa kërcënimeve që kishte marrë nga individë me orientime dhe veprime radikale terroriste, u detyrua ta lëshojë Kosovën. Vedati, tashmë ndodhet në shtetin mik dhe përkrahës të Kosovës, Francën, e ku në qytetin e bukur, Annecy, po e kalon jetën e gurbetit, në pritje të marrë lejeqëndrimi ttë përhershëm. Në fakt, ky i ri entuziast gjilanas kishte kryer shkollën e mesme “Marin Barleti” në Gjilan, drejtimi Asisent Juridik, por më pas, mezi kishte gjetur një punë në ndërmarrjen private, “Vali Ranch” në Perlepnicë të Gjilanit, ku punoi për 3 vjet me radhë. Nga kjo ndërmarrje Vedati filloi, pastaj edhe në NTP “EksimorGrup”, ku punoi 1 vjet në punën e transportuesit të tepihëve… Ndoshta, i riu nga Malisheva, do të vazhdonte jetën dhe punën në Kosovë, por ngjau që, ai mori kërcënime të drejtpërdrejta nga disa individë nga Prishtina, të cilëve nuk u kishte pëqlyer fare deklarimi i Vedatit se, grupet radikale dhe terroriste në Kosovë janë hije e keqe për krejt Kosovën… Pas këtyr kërcënimeve, i riu, Vedat u rrezikua fort nga këto grupe kriminale, të lidhura me organizatën famëkeqe, “Isis” dhe vendosi që të gjejë ndonjë vend më të mire dhe të përshtatshëm për të jetuar.Sigurisht se, për Vedatin dhe familjen e tij të çmuar 4 anëtarëshe në fshatin e bukur të Malishevës së Gjilanit, largimi I Vedatit nga Kosova ishte një dhembje e madhe, por I riu këtë e bër i detyruar dhe nën kërcënimin e isisistëve, ndaj të cilëve Vedati ka kritika dhe akuza të rënda… Këtë rast, Vedat Azemi e lajmërpo edhe te organet e drejtësisë në Gjilan dhe në Prishtinë, port ë cilat nuk ndërmorën diç konkrete për ta ndihmuar atë… Prandaj, ky i r ientuziast, i palodhshëm dhe këmbëngulës për prosporitet vendosi që ta marrë jetën e gurbetit për një jetë më të mirë. Vedati, i cili, që nga 26 shkurti I vitit 2019 ndodhet në Francë, thotë se, e zgjodh iFrancën për të shkuar për të punuar dhe për të vepruar, pasi ky shtet është njëri nga shtetet më miqësore në botë, i cili e ka përkrahur Kosovën dhe popullin e saj në momentet më të rënda dhe më të vështira të ekzistencës. Franca, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së dhe aleatëve ndërkombëtarë për të çliruar Kosovën, ua hapi zemrat mijëra bashkëkombasve tanë, të cilët imori nga disa kampe të strehimit gjatë luftës në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe i dërgoi në mënyrë të organizuar në për qytete dhe krahina të ndryshme të Francës. Dhe, kështu sot në shtetin mik të përjetshëm të Kosovës, në Francë ndodhen, jetojnë dhe veprojnë mbi 40 mijë shqiptarë, nga Kosova, të cilët janë integruar dhe janë organizua në plotni në jetën e bukur të shtetit shumë të bukur – Francës.
Franca eshte Atdheu im i dytë
Gjatë bashkëbisedimit të ngrohtë, por, mallëngjyes, Vedat Azemi thotë se, Franca është shtet shumë i dashur, njerëzor, mikpritës dhe human, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë ata që ja mësyejnë të jetojnë, dhe do të jetojnë në këtë humanizëm të njohur botërisht. Ai tha, se ka dëshirë të jetojë në qytetin, Annemasse, pasi e do shumë këtë qytet dhe atë e krahason me Gjilanin e tij të bukur të cilin, kaherë nuk e ka parë. Vedati thotë se, dëshiron të punësohet dhe me dëshirën më të madhe do të punojë çfarëdo që I ofron shteti francez, në përpjekjet e tij për t’u integruar dhe përtë marrë lejeqëndrimin e përhershëm këtu. – “Kam mall për Malishevën, për Gjilanin, për Kosovën dhe për të gjithë motrat dhe vëllezërit e mi… Kam mall për prindërit e mi ( nëna 62, babai 58 dhe vëllai 33, vjeç ), të cilët jetojnë në kushte, jo të mira ekonomike dhe pa mirëqenie të duhur sociale. Por, unë shpresoj se, ata do të jenë të lumtur në të ardhmen dhe gëzimi i tyre më i madh është, që unë të pajisem me lejeqëndrimin e përhershëm në Francë. Po ashtu, synimi im është që pasi t’I marrë letrat e qëndrimit në shtetin mik, të fillojë edhe studimet dhe të arrij të kryejë Fakultetin e Drejtësisë, për t’I shërbyer drejtësisë dhe demokracisë. Demokracia në Francë është e lashtë dhe ajo reflekton dinjitet dhe identitet të veçantë, jo vetëm për popullin francez, por për të gjithë ata qëjetojnë dhe veprojnë këtu. Këtu, posaçërish tshëndetësia dhe mjekimet janë të nivelit të lartë dhe Franca është e dëshmuar gjithmonë ndaj tësëmurëve, të cilët përballen me sëmundje të lehta dhe të renda, cilatdoqofshin ato.
Unë, thotë Vedat Azemi, dua që, edhe Kosova ime një të ardhme të afërt apo të mesme, nërrugëtimin e saj për t’u bërë shtet i vërtetë, t’I përngjajë, apo të bëhet apo të bëhet si Franca, pasi iky shtet mik i Kosovës dhe I shqiptarëve ka tradita të lashta të punës, nderimit dhe veprimit. Unë, dua që edhe prindërit e mi, tashmë në moshë kur një ditë të kenë preokupime shëndetësore, shteti i Kosovës t’u ofrojë mirëqenie dhe përkrahje shëndetësore, siikurse Franca. Në anën tjetër, ai shpreson se, grupet e caktuara islamiste dhe terroriste, të cilat viteve të fundit vepruan në Kosovë, do të zhduken tërësisht dhe shteti i Kosovës do të pastrohet njëherë e përgjithmonë nga këto radikalizma dhe persona të dhunshëm, të dëmshëm dhe terroristë… Është për t’u përshëndetur që, shteti i Kosovës ka vepruar në zbulimin e isisistëve, të cilët shkuan në luftë, në Siri, shumicën e të cilëve, me krejt potencialet, Kosova tashmë i ka kthyer në venldindje, ndërsa disa të tjerëve ua ka pamundësuar shkuarjen në luftën e kotë dhe të panevojshme në Sirinë e largët… Do të përpiqem që me qëndrimin dhe përqëndrimin tim në Francë të dëshmoj gatitshmërinë e përhershme për të respektuardhe nderuar çdorregull, çdo ligj të këtij shteti, i cili është njëri ndër shtetet më tëmira, më të bukura dhe më të dashura në botë…