“Dashuria për atdheun është topi që rrënon kështjellat më të forta”, urime Pavarësinë Kosovë

18 shkurt 2024 | 20:44

Në vigjile të festës së madhe mbarëshqiptare, 16-vjetorin e shtetit më të ri shqiptar, Pavarsisë së Kosovës, nën patrionatin e Shoqatave shqiptare u organizua festë madhështore dhe në Michigan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emër të të gjitha shoqatave të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” Agron Dedivanaj, i cili ndër të tjera tha:

“Sot kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën dhe ranë dëshmorë në mënyrë që ne të festojmë me krenari këtë datë.
17 shkurti paraqet kurorzimin e të gjithave përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri, drejtësi dhe pavarësi”

Dedivanaj në këtë fjalim kujtoi fjalët e të madhit Sami Frashëri: “Dashuria për atdheun është topi që rrënon kështjellat më të forta”, duke kujtuar dashakeqët dhe armiqtë shekullorë që nuk patën sukses në realizimin e planeve të tyre për shuarjen e kombit shqiptarë të atyre viseve.

Argon Dedivanaj njëkohësisht falenderoi dhe diasporën shqiptare, në veçanti komunitetin shqipatrë në Michigan për kontributin e pa ndalur për shtetin e Kososës si para, në luftë dhe pas saj.

“I kemi një borxh të madh mirënjohjeje dhe falenderimi të gjithë vëllezërve dhe motrave tona që pëmes UÇK-së luftuan për vëndin dhe kombin tonë”, tha Dedivanaj.

Ja fjalimi plotë:

Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj

Kamë nderin dhe kënaqësinë t’ju përshëndes të gjithëve në emër të të gjitha shoqatave atdhetare shqiptare në Michigan dhe t’ju uroj një nga datat më të shenjta të kombit tonë, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Sot kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën dhe ranë dëshmorë në mënyrë që ne të festojmë me krenari këtë datë.
17 shkurti paraqet kurorzimin e të gjithave përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri, drejtësi dhe pavarësi.

Dashakeqësit dhe armiqët shekullorë janë përpjekur gjithmonë që Kosova të mbetet e lënë mbas dore, pa të drejta themelore, pa traditë,pa histori, pa asgjë me synimin e vetëm për të shuar komplet shqiptarizimin në ato vise.

Mirëpo, planet e tyre nuk patën sukses, sepse, ata harruan se shqiptarët, duke u bazuar në fjalët e Sami Frashërit se “Dashuria për atdheun është topi që rrënon kështjellat më të forta”, ishin të vëndosur të mbrojn vëndin, familjen dhe vatrat e tyre, në mënyrë që trashigimtarët e tyre të jetonin në një të ardhme më të mirë në një shtet të pavarur dhe demokratik.

Rruga e lirisë ishte shumë e vështirë dhe me gjëmba për popullin tonë, që u ballafaquan me një numër të madh synimesh gjenocidiale e masakruese të atyre që donin të shfarosnin shqipëtarët.
Dëshira e madhe për liri solli edhe daljen në skenë të Ushtrisë sonë krenare Çlirimtare të Kosovës, në krye me herojin tonë legjendarë Adem Jasharin e cila përfaqësonte të gjitha aspiratat tona shekullore për liri dhe sovranitet.
I kemi një borxh të madh mirënjohjeje dhe falenderimi të gjithë vëllezërve dhe motrave tona që pëmes UÇK-së luftuan për vëndin dhe kombin tonë.

Lufta, atdhedashuria dhe patriotizmi I tyre shëmbullor, së bashku me aleancën dhe partneritetin me NATO-n, vendet perëndimore dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bënë që sot të festojmë me krenari ditën e pavarësisë së edhe një shteti tjetër shqiptar.

Kontributi i diasporës si gjatë, ashtu edhe pas luftë, ishte i një rëndësie të madhe, ku përveç aktiviteteve ndërkombëtare dhe diplomatike, një numër I madhë I njerëzve nga diaspora vullnetarisht shkuan në Kosovë për të ndihmuar kombin e tyre dhe për të mbështetur UÇK-në në luftën për liri.

Gjithashtu, komuniteti ynë shqiptarë në Michigan ka kontribuar që të vijnë ditë më të mira për njerëzit tanë në Kosovë.
Atdhedashuria e tyre duhet të jetë pikë referimi për të gjithë ne në të ardhmen.

Kombi ynë përmes bashkimit dhe unitetit I realizoi aspiratat e veta për liri, që nga Skënderbeu, te Ismail Qemali e deri te Uçk-ja dhe vetëm të bashkuar mundë të kontribuojmë në arritjen e qëllimit final të të gjithë brezave tanë, që është bashkimi kombëtarë.

Së bashku për heronjët, dëshmorët dhe ata që luftuan për liri dhe pavarësi, së bashku për përparimin dhe avancimin e kombit tonë, së bashku për ju dhe të gjithë ne, së bashku drejt bashkimit kombëtarë!

Urime Kosovë, urime shqiptari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25 vite më parë, Njazi dhe familja e tij të…