Dashuria për librin vazhdimisht po vjen duke u shtuar
Profesori Mentor Bajraktari
Vizitat e të rinjve në Panairi i Librit, biblioteka si dhe blerja e librave nga ana e tyre tregon se interesimi për lexim është shtuar.
Libri është ai i cili ndryshon jetën për të mirë tek të gjitha moshat.
Lexuesve të rinjë duhet të ju ofrohen kushtet për të siguruar librat e tyre të preferuar, sepse dituria arrihet vetëm duke lexuar.
Leximi i librave ndihmon në formimin e personalitetit të njeriut në çdo pikëpamje.
Ditët më të bukura për të lexuar libra janë ato në bankat e shkollës, atëherë kur më së shumti kemi nevojë për burim të dijes dhe të lumturisë.
Institucionet dhe shoqëria jonë duhet të kultivojnë dashurinë për librin duke investuar në krijimin e programeve të veçanta dhe mbështetjen e autorëve të rinj financiarisht me botim të librave të tyre.
Të rinjët tanë t’i përkushtohen sa më shumë leximit për të kuptuar më mirë të djeshmen, të sotmen, dhe të ardhmen, sepse pa leximin e librit nuk mund të arrijmë njohurit e duhura.