DASMA IME

14 nëntor 2018 | 22:50

(Kushtuar heroit kombëtarë Isuf Qerim Hoxha)

Në rinin time, herët u dashurova
në kujtesë me mbeti
dasma ime e vogël,
nëntë djem, e një vajzë
e bukur si nena e saj.
Në vend te puthjeve
me tufa lulesh nen sqetull
mos e kërkoni varrin time
aty nuk do te gjeni eshtrat e mi
ju kane tregu shokët e mi human te rilindjes
apo nuk ka ardhur lajmi për mua akoma ne Muzerinë.
esëll me kapen korbat e zi
në oborrin e shtëpisë,
tërë natën isha
duke soditur rrugëve te jetës
mëngjesi zbardhi
e mua mu ndalu fjala lamtumirë!
fëmijët e mi
nuk ma ndalen mendimin tim
për dasmën time të madhe.
ndër shekuj,
plagët e popullit tim
nuk u shëruan kurrë,
me veten time
bisedova me Skënderbeun,
me tha:
unë nuk e ndërtova kalanë e Lezhës
por, aty e mbajta, lidhjen e besës.
Erdha nga Munih i Gjermanisë
ti ndihmoj vullnetaret e lirisë,
t’ju sjelli barna për ti ja shërua plagët.
Pasi e kreva misionin tim
Me dënuan një vite e tete muaj,
në burgun e Dubravës
kishte filluar dasma e madhe e lirisë.
Mbyllë në dy palë grila
Në qeli me izoluan
ne pavijonin “c” me ngujuan.
Me kazmë i hapa 12 dhoma
të vetmisë,
si mic sokoli
i dola me gjoksin tim
mitralozave qe villnin zjarr e hekur:
vraponi o burra e shpëtoni jetën.
Dasmën do ta filloj i pari për Muzeqenë
me duart e mia te zbrazëta
me gjakun time human
me kockat e ashtit tim
krushk i dasmës se madhe u bëra
e kurban i lirisë.
tani ju mua me quani si te doni,
martir i Dubravës, shpëtimtar,
hero e kurban i lirisë,
po deshët me varrosni
por eshtrat e mi
mos mi kërkoni
historia e varrit tim është enigme
ajo i ngjanë varrit te Skënderbeut
e përfundon me gjoksin
e mic sokolit
e shpirti im
shkëlqen si kandil
mbi varrin e çdo dëshmori
qe i këndohet kënga e lavdisë.

Isa Maloku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu ka folur për…