Dasma Mbretërore i sjell ekonomisë britanike 1.2 miliard paund
Në Londër ekziston konsensusi mbi faktin që dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle, të shtunën e kaluar më 19 maj në “Windsor”, ka qenë një sukses i vërtetë nga të gjitha këndvështrimet: çifti, familja mbretërore, mediet, e mbi të gjitha ekonomia.
Ekonomia britanike, me sa duket do të fitojë jo pak, por 1.2 miliardë stërlina këtë vit, sipas “Brand Finance”, që është marrë me parashikimet para dasmës dhe me përllogaritjet pas saj.
Edhe predikuesi amerikan, Majkëll Kërri, që mori fjalën para një audience planetare në dasmën mbretërore, tani është një yll mediatik. Sipas përllogaritjeve, “Windsor” ka fituar në total 1.5 milionë stërlina më shumë, falë “Po”-së mbretërore.
Kjo dasëm do të lërë pas, për sa u takon fitimeve, edhe atë të William dhe Kate Middleton. Kjo, për faktin se Princi William, që është trashëgimtar i fronit pas Princit Charles, për dasmën e tyre në vitin 2011 u dha një ditë pushim dhe rezultati ishte 1.5 miliard stërlina prodhim më pak për ekonominë britanike.
Ata që pretendojnë se dasmat mbretërore nuk i sjellin përfitime ekonomisë, përmendin pikërisht rastin e dasmës së William dhe Kate. Sidoqoftë, edhe në vitin 2011, humbja u kompensua nga biznesi që shoqëroi shfaqjen. Por, këtë radhë, dasma mbretërore u mbajt të shtunën dhe nuk pati nevojë të humbeshin miliarda stërlina prodhim. Ndaj, kjo e bën më të dukshëm rezultatin pozitiv në fund të llogarive.