Dasmorët në Drenas rrahen mes vete, intervenon policia

31 korrik 2022 | 14:57

Policisë së Kosovës i është dashur të intervenojë në një aheng në Drenas, meqë gjatë dasmës janë rrahur mes vete disa persona të dy familjeve.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të premten në mbrëmje, kur për motive ende të panjohura katër dasmorë janë kapur keq mes vete.

Tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor në Drenas dhe QKUK, e më pas kanë përfunduar në polici për të dëshmuar në lidhje me rastin.

Burimet e “Sinjalit” nga prokuroria, kanë thënë se dy prej të dyshuarve janë nga e njëjta familje dhe dy të tjerë nga një familje tjetër. Ata janë shoqëruar në stacion, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me dy vepra penale “kanosje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që tre prej tyre të hetohen në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër të ndalohet për 48 orë, për “kanosje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se…