Daut Haradinaj: AAK-ja, adresë e sigurtë për zhvillimin e Kosovës
15 nëntor 2018
| 19:52
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të enjten iu bashkua Ramiz Rrustaj, ish nënkryetar i Komunës së Klinës nga radhët e PDK-së.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se prurjet e shumta në Aleancë, tregojnë për qasjen serioze dhe adresën e sigurtë për zhvillimin e Kosovës dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.
“Z.Rrustaj, punë të mbarë!”, ka shkruar Daut Haradinaj.