Daut Haradinaj: AAK ka shkëlqyer kudo që ka qeverisur, Kosova meriton një udhëheqje fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është mirëpritur në një tubim madhështor nga banorët e Gjinocit të Suharekës.
Daut Haradinaj ju ka dhënë mbështetje kandidatëve për deputetë nga Suhareka.
“Takim me banorët e Gjinocit të Suharekës, vendlindjes së kryetarit më të suksesshëm që ka pasur ndonjëherë Suhareka, Bali Muharremaj. Suhareka e vlerave shumëdimenzionale garon me Albana Bytyqin – deputete aktuale, ish deputeten Kimete Bajraktari, Dr. Samir Bytyqi, drejtorin, Driton Maliqaj dhe afaristin Mensur Selimaj”, ka thënë Daut Haradinaj.
Ai ka shtuar se kudo që AAK ka qeverisur, ato komuna kanë shkëlqyer.
“Se si punohet për komunë e për qytetarin, të gjithë duhet të marrin shembull nga Baliu. Andaj dhe gjithmonë është fitues rekordmen. Komuna që ai menaxhon është ndër më të suksesshmet jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.
Aleanca në komunat e saj, ka shkëlqyer, garat e kryetarëve tanë janë se cili është më i miri nga më të mirët. Kësi udhëheqje meriton Kosova, kësi udhëheqje do të ketë Kosova Fituese. Në garë për të qenë kampione rajoni, e integruar, e sigurtë e zhvilluar.
Sonte bashkë me disa nga kandidatët për deputetë nga Aleanca, ishim dëshmitarë të një të ardhmje që ka shpresë”, është shprehur Daut Haradinaj.