Daut Haradinaj: Çdo 14 dhjetor do mbetet në kujtesë si plagë e kombit tonë
“Çdo 14 dhjetor do mbetet në kujtesë si plagë e kombit tonë”, ka shkruar Gjenerali Daut Haradinaj në 26-vjetorin e rënjes së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve tjerë.
Përkujtimi i Daut Haradinajt:
Çdo 14 dhjetor do mbetet në kujtesë si plagë e kombit tonë.
Sot përkujtojmë me dhimbje e krenari rënien e heronjve Mujë dhe Ali Krasniqi, Beqiri Gashi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Maliq Karaçica, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci.
Lavdia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij, do jehojë ndër breza tek kombi ynë. Ju ishit lajmëtar i lirisë, sot jeni themeli i shtetit tonë.