Daut Haradinaj: Çështja e territorit nuk duhet të jetë në tavolinën e dialogut
30 korrik 2018
| 17:51
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se çështje e territorit nuk duhet të jetë në tavolinë e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se çështja e territorit do duhet të jetë pjesë e rezolutës për dialogun.
Haradinaj ka thënë se askush nuk po i ndalë partitë politike parlamentare që ta kenë nga një përfaqësues në ekipin për dialog.
Më tutje, Haradinaj ka thënë se nuk është vullneti as qytetarëve, as i pozitës dhe opozitës, që Kosova të dalë humbëse në dialogun me Serbinë.