Daut Haradinaj: Deçani i tha PO të madhe konceptit 100% shtet
27 shtator 2019
| 22:37
Koalicioni parazgjedhor Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, të premten ka vazhduar fushatën në Deçan.
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e këtij koalicioni, Daut Haradinaj, ka thënë se Deçani edhe një herë e ka konfirmuar mbështetjen për koalicionin AAK-PSD.
“Deçani me një PO të madhe për konceptin 100% shtet. Deçan ju priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/