Daut Haradinaj dhe Labinot Tahiri me disponim të mirë pas shpërndarjes së Kuvendit
22 gusht 2019
| 11:22
Me 89 vota për është shpërndarë sot legjislatura e VI e Kuvendit të Kosovës.
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, pas shpërndarjes së Kuvendit ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi me ish-deputetin Labinot Tahiri, për të cilin është folur se tashme do të bëhet pjesë e AAK-së.
“Me disponim të mirë si ish deputet”, ka shkruar Daut Haradinaj.
/Epoka e re/