Daut Haradinaj do të jetë shef i grupit parlamentar të AAK-së
27 dhjetor 2019
| 12:44
Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së, Ali Berisha ka konfirmuar se Daut Haradinaj do të jetë shef i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.
Berisha ka thënë se në të gjitha analizat që janë bërë, Daut Haradinaj është menduar se do të jetë më i duhuri për ta drejtuar grupin e deputetëve të AAK-së në këtë legjislaturë.
“AAK-ja tani ka tre deputetë më shumë në Kuvend, në krahasim me legjislaturën e kaluar. Pra kishim 10 dhe tash jemi 13 deputetë. Do të jemi grup dinamik, konstruktiv e parimor. Daut Haradinaj ka qenë propozim i përbashkët që e ka marrë mbështetjen nga grupi dhe ne, këtë qëndrim ia kemi prezantuar organeve të partisë dhe kryetarit”, ka thënë Berisha për ‘RADIO 1’.