Daut Haradinaj: E kemi obligim që të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur

11 qershor 2021 | 13:04

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, në Ditën e Çlirimit të kryeqytetit, ka vizituar kopshtin “Dina”.

Ai ka thënë se e kanë për obligim që të ofrojnë kushte për fëmijëri të lumtur e të shëndetshme.

“Për ditën e çlirimit të Prishtinës sot u takova me më të dashurit tanë, fëmijët. Në kopshtin Dina, fëmijët kënduan e recituan për paqe e pranverë. E kemi obligim që të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur e të shëndetshme. Çlirimi i Prishtinës mbetet ngjarja më fisnike e brezit tonë. Brezat e ri po rriten shëndetshëm e të sigurt që e ardhmja jonë të jetë në duart e tyre. Urime dita e çlirimit Prishtinë e fëmijëve!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 7 people, child, people sitting, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar raportimin e sotëm…