Daut Haradinaj: E padrejtë mungesa e Nasimit në varrimin e vëllait të tij, Agronit
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar për mungesën e ish-nënkryetarit të OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, në varrimin e vëllait të tij, Agronit.
“Nderimi që të bën populli, është dëshmi që ti je vlerë. E padrejtë mungesa e Nasimit, por mijëra të tjerë e përmbushën mungesën e tij. Pusho në paqe me shumë dëshmorë që i pate përkrah!”, ka shkruar në “Facebook” Daut Haradinaj.
Mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Lugina dhe Maqedonia e Veriut, kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish eprorit të lartë të UÇK-së, Agron Haradinajt.
Por në këtë ceremoni të varrimit mungoi i vëllai, Nasim Haradinaj, i cili po vuan dënimin prej mbi katër vitesh nga Gjykata Speciale në Hagë, e cila pamundësoi pjesëmarrjen e tij në varrimin e vëllait.