Daut Haradinaj emëron Selim Selimin koordinator të fushatës për Prishtinën
21 maj 2021
| 22:50
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, ka lajmëruar se ka emëruar Selim Selimin, koordinator të fushatës zgjedhore për kryeqytetin.
Haradinaj lajmin e ka konfirmuar në rrjetin e tij social në Facebook, shkruan GazetaBlic.
“Sot edhe zyrtarisht kam emëruar koordinator (shef i Shtabit Zgjedhor) të fushatës për Prishtinë, ish-ministrin Selim Selimi, njëri ndër juristët dhe aktivistët më të mirë.Suksese i nderuar e dalshim faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot edhe zyrtarisht kam emëruar koordinator (shef i Shtabit Zgjedhor) të fushatës për Prishtinë, ish-ministrin Selim Selimi, njëri ndër juristët dhe aktivistët më të mirë.
Suksese i nderuar e dalshim faqebardhë!