Daut Haradinaj flet për procesin e reformave në AAK
13 janar 2020
| 10:51
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se disa shkrime në portale kanë informuar gabimisht për zgjedhjet dhe reformat statutare në AAK.
“Reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojë brenda afeteve të parapara. Nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione. Procesi është i hapur, transparent e demokratik. Është e çuditshme si bëhet lajm një proces disa muaj më pas”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Nëse dikush mendon që përmes këtyre lajmeve të fus përçarje, krijojë diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim”, ka shkruar ai.