Daut Haradinaj fton bashkëvendësit në një koktej rasti
25 tetor 2018
| 18:16
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ftuar për këtë të shtunë qytetarët e Komunës se Deçanit për një koktej rasti.
Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka treguar se ky koktej do të organizohet për nder të njëvjetorit të fitores së AAK-së në këtë komunë.
“Të nderuar bashkëvendës të Komunës së Deçanit!
Para një viti, AAK në këtë Komunë ka treguar rezultat të jashtëzakonshëm duke demonstruar një besim si as njëherë më parë.
Pas një viti të plotë të këtij rezultati kam kënaqësinë të ju ftoj në një koktej rasti me datën 27 tetor, ditë e shtunë, në ora 13:00 në Restaurant Maturanti.
Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm lider shtetërorë dhe komunal.
Pjesëmarrja juaj na nderon!”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/