Daut Haradinaj: Fushë – Kosova që 14 orë pa rrymë, veç tre palë janë të lumtur sot

27 dhjetor 2024 | 12:32

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se Fushë Kosova që 14 orë pa rrymë.

“Si ka mundësi që është rritur konsumi, kur dihet se një pjesë e madhe e popullsisë ka migruar jashtë vendit, duke bërë që kërkesa reale të jetë më e ulët? 220 mijë qytetarë llogariten që janë më pak në Kosovë, e në anën tjetër thonë ka mbingarkesë. 3.5 milionë euro vetëm sot është vlera e blerjes së rrymës. Populli e paguan rrymën trefish më shtrenjtë. Veç tre palë janë të lumtur sot, dhe e di që e dini: MT, G, AK”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Haxhiu, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet…