Daut Haradinaj: Gjykata Speciale nuk do ta ftonte Ramushin nëse do ta hiqte taksën
13 shtator 2019
| 21:49
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj, e ka komentuar thirrjen e vëllait të tij, Ramush Haradinajt, nga Gjykata Speciale në Hagë gjatë kohës kur ai po qeveriste vendin.
Haradinaj e lidh thirrjen e kryeministrit, tash në detyrë nga Haga, me këmbënguljen e tij që të mos e heq taksën që Qeveria ia ka vënë mallrave serbe.
Sipas Daut Haradinajt, nëse kryeministri do ta hiqte taksën, ai nuk do të ftohej për intervistim nga Gjykata Speciale.
“Ta kish hjek taksën, nuk ish ftu në Gjykatën Speciale. Jam 100 për qind i sigurt” , ka thënë Haradinaj në një intervistë në “T7”.
Haradinaj ka thënë se vëllai i tij nuk është thirr për t’u akuzuar në bazë personale, por si komandant i UÇK-së në zonën e Dukagjinit.