
Daut Haradinaj: I përjetshëm kujtimi për ty, mixha Haxhi Thaçi!
17 mars 2025
| 10:38
Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka shkruar për vdekjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.
Ai ka thënë se “historia, po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik”.
“E këtë më së shumti e përjetoi mixha Haxhi, që në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar. U ndjeva i prekur kur e pashë skenën e vizitës së Hashimit në spital. E kam përjetuar vetë. Por, sado që të zgjasë, e drejta jonë historike do të triumfojë. I përjetshëm kujtimi për ty, mixha Haxhi Thaçi!”, ka shkruar Daut Haradinaj.