Daut Haradinaj jep dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtin

02 dhjetor 2021 | 15:22

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj është tërhequr nga asambleja e Komunës së Prishtinës, për t’i liruar vendin një tjetër asamblisti të kësaj partie.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”.

Ai ka thënë se ka hyrë në garë duke përkrahur ndryshimin dhe do të vazhdojnë ta përkrahin atë.

Tutje, ai bëri të ditur se do t’ia lirojë vendin në asamble Taulant Maxharrajt.

“Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim. Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi. Edhe njëherë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt”, shkruan Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Serbisë, më 16 janar të vitit 2022, do…