Daut Haradinaj jep dorëheqjen nga kryetari i degës së AAK-së në Deçan

20 mars 2021 | 18:31

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për aktivistët e simptatizantët e AAK-së si dhe për qytetarët e Deçanit të cilët nuk hoqën dorë nga vizioni i tyre për Deçanin.

“Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë” shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit,

Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit.

U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore.

Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e pro-përendimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit.

I juaji,
Daut Haradinaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar…