Daut Haradinaj: Kapitulli i UÇK-së është mbyllur
30 maj 2018
| 21:33
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se tema e UÇK-së është e mbyllur me përfundimin e mandatit.
“UÇK e ka përmbyllur mandatin më 13 qershor. Më 29 shtator, është transformuar në TMK. Kapitulli UÇK, në ditën që është nënshkruar marrëveshja e çmilitarizimit dhe transformimit, është mbyllur. Nuk mundet më askush të thirret në ato vlera. Ato vlera i takojnë së kaluarës. Sot duhet të përgjigjet secili për ditën e sotme Në rast se ka diçka që duhet ta dijë opinioni publik, ose është vepër penale, ose është bërë një krim i caktuar, janë vendet ku duhet të shkohet të flitet për këtë”, ka thënë Haradinaj në “T7”.