Daut Haradinaj kërkon nga Rexhep Selimi t’i gëzohet ushtrisë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës se kolegut të tij nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka theksuar se procesi i transformimit të ushtrisë së Kosovës nuk ka filluar ende të realizohet.
Haradinaj nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka kërkuar nga Selimi që t’i gëzohet ushtrisë. “Rexhep, gëzoju ushtrisë”, ka shkruar Haradinaj.
Selimi të mërkurën në një konferencë për medie ka fajësuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Deputeti Selimi ka thënë se presidenti Thaçi nuk po dëshiron t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve, ndërsa kryeministri Haradinaj është vetmjaftuar me miratimin e ligjeve për ushtrinë në fund të vitit të kaluar.
/Epoka e re/