Daut Haradinaj kërkon që Avokati i Popullit ta vizitojë Sylejman Selimin në burg
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje publike Avokatit të Popullit të shkojë dhe të shoh gjendjen e ish-gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimi në burg.
“Para disa ditësh bashkë me disa kolegë kemi dashur të iniciojmë një debat parlamentar për mikun tim, Sylejman Selimin mbi të gjeturat apo supozimet të cilat i ka mbrojtja se a po i shkelen të drejtat këtij personi. Në konsultim e sipër u konstatua se mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi”, ka thënë Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Haradinaj ka thënë se Avokati i Popullit duhet ta vizitojë Sylejman Selimin në burg për të parë nëse ka apo jo shkelje për të cilat po flitet.
Sipas tij, Avokati i Popullit është i emëruar nga Kuvendi i Kosovës.