Daut Haradinaj: Këto zgjedhje do të jenë befasi për të gjithë ata që shpenzojnë para në sondazhe
08 shkurt 2021
| 21:03
Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së dhe kandidati për deputet, Daut Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka një porosi për partitë tjera.
Ai i ka ftuar këto parti që të merren më shumë me popull e më pak me sondazhe.
“Me aktivistët më të devotshëm të AAK-së bashkëbiseduam për rëndësinë e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Energjia e madhe që e pashë te ta garanton sukses të pa diskutueshëm”, ka shkruar Haradinaj.
“Duke qenë prezent në shumë takime e në shumë tubime në këto 10 ditë fushatë, me ç’rast takova mijëra njerëz, kam përshtypjen që këto zgjedhje do të jenë befasi për të gjithë ata që shpenzojnë mjete financiare për ta lajthitur opinionin”, shtoi ai.
“Shihemi më 14 shkurt!
Me Forcën e Kosovës fituese”, ka përfunduar Haradinaj.