Daut Haradinaj: Kjo është qeveri mashtruese
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se sot në parti kanë diskutuar shumë tema që kërkojnë reagimin e opozitës.
“Ne natyrisht që do fillojmë me interpelanca dhe pyetje parlamentare për: Shkarkimet kolektive dhe pa e vlerësuar përformancën e tyre. Goditjet politike ndaj ambasadorëve që për vlerësimin tonë kanë qenë në nivel të lartë.
Vendimi për anulim të kyçjes së Ferizajit dhe Vitisë në autostradë. Tendenca për të mashtruar qytetarët se i anuloi pagesat për Bechtel Enka”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Ai ka treguar se në këtë takim i harmonizuan qëndrimet edhe për tema tjera që janë të interesit nacional “e që siç duket po shkojnë keq, sidomos dialogu dhe përfaqësimi i jashtëm”.
“Kjo qeveri e kaloi një muaj pa asnjë vendim që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Thjeshtë qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime”, ka shkruar deputeti Haradinaj.
/Epoka e re/