Daut Haradinaj: Kodra e Trimave do të jetë në top fokus të qeverisjes

10 tetor 2021 | 22:17

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka qëndruar te familja e kandidatit për asamble, Visar Dili në Kodren e Trimave, lagje kjo, që sipas tij, e diskriminuar nga pushtetet e kaluara.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj me familjen Dili dhe miqtë e tyre nga kjo lagje, për shqetësimet me të cilat ballafaqohen çdo ditë. Kjo pjesë e kryeqytetin ka dhënë shumë për Prishtinën e gjithë Kosovën por kurrë nuk ka marrë trajtimin e merituar”, ka shkruarH aradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Daut Haradinaj ka thënë se Kodra e Trimave do të jetë në top fokus të qeverisjes së tij.

“Legalizimi i objekteve, rritja e sigurisë me formimin e Policisë së Kryeqytetit, rritja e koeficientit në ndërtim dhe përmirësimi i infrastrukturës janë çështje prioritare të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se…