Daut Haradinaj: Kodra e Trimave sot na dha frymëzim nga kryeqyteti

31 janar 2025 | 20:01

“Kodra e Trimave sot na dha frymëzim nga kryeqyteti, për të cilin kemi punuar dhe duam të punojmë fort. Një PO për Kosovën Fituese!”, ka shkruar kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj.

Ai ka theksuar se pjesëmarrja e madhe e këtyre banorëve dhe entuziazmi juaj dëshmojnë se Aleanca është zëri i qytetarëve që kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Si i ri, gjeta strehë në kohët më të vështira, kur Kodra e Trimave ishte kthyer në epiqendër të rezistencës kundër Serbisë, e sonte u mirëprita përsëri, për të ndihmuar të ardhmen tonë, e cila sfidohet çdo ditë, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Vazhdojmë së bashku, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë!”, ka theksuar 50-shi i AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkruar për…