
Daut Haradinaj: Kolovica do ta ketë vëmendjen e merituar
07 tetor 2021
| 19:33
Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, së bashku me me kandidaten për asamble, Ajla Krasniqi, priten në takim disa nga mbështetësit e saj me të cilët diskutuan për diskriminimin që lagjja e Kolovicës ka pasur nga qeverisjet e kaluara.
“Çerdhet, shkollat, ndriçimi, siguria dhe një numër i madh problemesh infrastrukturore në Kolovicë, do trajtohen me prioritet dhe plan konkret. Kolovica do ta ketë vëmendjen e merituar”, ka thënë Haradinaj.