Daut Haradinaj: Kosova kurrë nuk i vuri asnjë kusht Serbisë
07 mars 2019
| 12:54
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se po kërkohet të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, ndërsa Kosova asnjëherë nuk i vuri kushte Serbisë.
Ai ka mbrojtur qëndrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për mosheqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.
“Kosova asnjëherë nuk qiti kushte për vazhdimin e dialogut, as për njerëzit e pagjetur, as për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, as për vrasje të tjera. Kosova nuk e qiti kusht për zbulimin e vrasjes në rastin ‘Panda’, ku u vranë të rinjtë serbë, nga ana tjetër janë torturuar shqiptarët që sot e asaj ditë janë nëpër spitale të psikiatrisë” , ka thënë Haradinaj.