Daut Haradinaj: Krenar me diasporën shqiptare në Zvicër dhe në tërë botën
Deputetët Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj janë duke qëndruar në Zvicër, ku në vazhdën e takimeve me bashkatdhetarët atje, janë pritur në një takim nga strukturat e AAK-së në këtë vend.
Nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë është i nderuar me angazhimin maksimal të të gjitha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicër.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Isha tepër i nderuar me angazhimin maksimal të të gjitha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicër.
Në luftën për çlirim, pjesëmarrja e njerëzve nga këtu i dhanë frymë lirisë së Kosovës dhe pothuajse i madh e i vogël u angazhuan me të gjitha kapacitetet për të ardhur tek liria.
Kjo vlerë e shtuar kombëtare po vazhdon edhe me brezin e ri, brez ky që po na bënë krenar në të gjitha aspektet këtu në Zvicër, e që tashmë është bërë shtëpi e dytë për ta.
Me këtë frymë dhe energji po dëshmohet përkushtimi i tyre ndaj vendlindjes duke dhënë maksimumin e tyre për avancimin dhe afirmimin Kosovës botërisht.
Gjatë diskutimit, përpos falënderimeve ndaj këtyre vlerave, ishte edhe premtimi i përbashkët që zëri i tyre do jetë gjithmonë në institucionet tona.
Krenar me diasporën shqiptare në Zvicër ashtu si në tërë botën.
Kosova e sotit është meritë e përbashkët!
/Epoka e re/