Daut Haradinaj: Kujtojmë me krenari idealin dhe trimërinë e Luanit
06 maj 2020
| 15:41
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Luanin, në 23-vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj ka thënë se e kujtojnë me krenari idealin dhe trimërinë e tij të pashoq.
“Sot në përvjetorin e rënies së Luan Haradinaj, e kujtojmë me nder dhe krenari idealin dhe trimërinë e tij të pashoq. Nderime po ashtu për Smajl Haradinaj, njeriu që ja kushtoi një jetë të tërë çështjes kombëtare. Lavdi dhe respekt”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G: ‘Epoka e re’)