Daut Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e rënë 22 vite më parë

06 qershor 2021 | 13:40

Ish-deputeti i AAK-së, njëherit edhe kandidat për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarët e tij të rëndë më 6 qershor 1999.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se më 6 qershor 1999, në kohën kur pritej fundi i luftës për liri, filloi ofensiva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”.

“Më 6 qershor 1999, në kohën kur veç pritej fundi i luftës për liri, filloi ofensiva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’. Përpos që isha i lodhur nga luftimet dhe plagët, isha edhe i lodhur nga mungesat e armëve dhe municioneve. Kisha shumë njësi me municione të fundit në vijat e frontit, shumë të vrarë e të plagosur. Pikërisht kjo ishte dita më e zezë e luftës për mua”, ka shkruar Daut Haradinaj.

May be an image of 5 people, people standing, military uniform and outdoors

Postimi i plotë i tij:

Më 6 qershor 1999, në kohën kur veç pritej fundi i luftës për liri, filloi ofensiva e fundit kundër vijave të frontit në Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’. Përpos që isha i lodhur nga luftimet dhe plagët, isha edhe i lodhur nga mungesat e armëve dhe municioneve. Kisha shumë njësi me municione të fundit në vijat e frontit, shumë të vrarë e të plagosur. Pikërisht kjo ishte dita më e zezë e luftës për mua.
Atë mëngjes të hershëm të 6 qeshorit 1999, pas vizitave të pikave në tërë territorin e Deçanit, u ndala ne Kryqin e Ratishit (Ura e Ratishit), ku ishte një qetësi absolute dhe pothuajse vinte era liri. Ushtarët ishin shumë të vullnetshëm, biseduam pothuajse me të gjithë njësinë. Rreth orës 13:00, ju luta Besim Selmanajt të më dërgojë në shtab. Kisha ditë të tëra pa i pastruar plagët. Naim Mustafës i dhashë për detyrë që të qëndrojë në pikë (Naimi ishte shef i Shtabit të Brigadës).
Pikërisht kjo ishte ndarja e fundit nga Shpendi dhe Burimi.
Pak minuta më vonë filloi dyluftimi, ku në këtë përballje e humba Shpend Malajn (Zv. Komandant për Logjistikë), Burim Mustafajn (Komandant i njësisë), ndërsa u plagosën rëndë Florim Mustafaj, Bujar Haradinaj, Valbona Tafilaj dhe Ardian Malaj.
Edhe pse ushtria serbe u poshtërua atë ditë, humbja e shokëve ishte e madhe dhe e dhimbshme për mua dhe për të gjithë ushtarët e Zonës.
Kjo datë shënon gjithashtu edhe përvjetorin e ndarjes nga jeta të njërit ndër luftëtarëve më të spikatur të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Zeqir Nimonajt.
Edhe pas 22 vitesh, ata vazhdojnë të mbesin të gjallë në kujtesën time.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe…