![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/5E140D9D-9F3F-48CB-BA51-B8664FC2CA22.jpeg)
Daut Haradinaj kujton bashkëluftetarin e tij Driton Zeneli
08 shtator 2018
| 12:50
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përkujtuar bashkëluftetarin e tij Driton Zeneli.
“Para 20 vitesh, në një betejë tepër të përgjakshme, ra dëshmor miku dhe bashkëluftetari im Driton Zeneli.
Vitet kalojnë e lavdia veç rritet bashkë me kujtimet e përjetshme për të. Isha me fat që e njoha komandant Drejtonin, ai ishte shkollë për mua. Sublime çdo vepër e tij.
Në paqe qofsh mik!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.