Daut Haradinaj kujton heroin Myrtë Zeneli: Ishte njeriu i celulave të para të UÇK-së
Daut Haradinaj ka kujtuar sot Myrtë Zenelin në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj ka thënë se Myrtë Zeneli ishte njeriu i celulave të para të UÇK-së
“Para 25 vitesh këtu në Dollovë, u vra njëri ndër burrat më të mëdhenj të luftës sonë, Myrtë Zeneli”.
“Që nga viti 1993 e deri në momentin e rënies, Myrta ishte figurë kyçe në organizimin e mbrojtjes së fshatit. Ai ishte njeriu i celulave të para të UÇK-së. Myrta mori pjesë në shumë aksione guerile, deri në fillimin e luftës frontale në mars të vitit 1998. Si i ri pata fatin të bashkërrugëtoj me të dhe shumë luftëtarë të Jabllanicës. Luftëtar i vendosur e fjalëpak, Myrta po udhëhiqte vijën e frontit përballë Klinës, saktësisht në Dollovë, ku ky kolos i shqiptarisë u përjetësua në altarin e lirisë”, ka thënë Daut Haradinaj.
Ai ka shtuar se kur flitet për Myrtë Zenelin, flitet për sulmet shkatërruese kundër forcave serbe.
“Çdoherë kur flitet për Myrtë Zenelin, flitet për sulmet shkatërruese kundër forcave serbe. Prandaj emri i tij është i ngulitur thellë në kujtesën tonë historike”, është shprehur Daut Haradinaj.