Daut Haradinaj: Lagjja ‘Arbëria’ do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të kryeqytetit
22 shtator 2021
| 11:59
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se lagjja ‘Arbëria’ do të kthehet në njërën nga zonat më atraktive të kryeqytetit me një projekt publiko – privat.
“Ndërtimi i teleferikut tek shkallët e Arbërisë do t’i lehtësojë banorëve lidhje më të shpejtë me Qendër”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Daut Haradinaj.