Daut Haradinaj mbështet Ramush Ahmetajn në garën për deputet: Ishte luftëtar i dalluar
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se bashkë me Sheh Tekijën ishin për drekë në konakun e Ramush Ahmetajt në Belle.
Ahmetaj është kandidat për deputet në listën e AAK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Daut Haradinaj tha se djemtë e Smajl Ahmetajt prej vitesh po dëshmojnë përkushtim për rritjen e turizmit malor nëpërmes investimit super të qëlluar në gastronomi dhe hotelieri.
Haradinaj i ka ofruar mbështetje ish-luftëtarit të UÇK-së dhe biznesmenit Ramush Ahmetajt në garën për deputet.
“Pata kënaqësinë që të drekojmë bashkë me Sheh Tekijën në konakun e Ramush Ahmetajt në Belle. Djemtë e Smajl Ahmetajt prej vitesh po dëshmojnë përkushtim për rritjen e turizmit malor nëpërmes investimit super të qëlluar në gastronomi dhe hotelieri. Në këtë konak bashkë me shehun e nderuar, biseduam për shumë tema, ku njëzëri i dhamë mbështetje në garën për deputet luftëtarit të dalluar të orëve të para, Ramush Smajl Ahmetaj”, ka shkruar Daut Haradinaj.